Të dënuar për plagosje të rëndë me dashje, arrestohen dy persona në Elbasan
Dy persona të dënuar për plagosje të rëndë me dashje janë arrestuar në Elbasan. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 3”. Të dënuar nga Gjykata, për plagosje të rëndë me dashje, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Kapet dhe një 35-vjeçar, në kërkim për 2 vepra penale, për llogari të DVP Elbasan. Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim për...
Burimi:
top-channel.tv