“Të dehur në timon”, Policia Rrugore: 59 shoferë nën hetim dhe 6 në pranga

“Të dehur në timon”, Policia Rrugore: 59 shoferë nën hetim dhe 6 në pranga

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 59 shoferë, teksa në pranga ka vendosur 6 të tjerë. Njoftimi i policisë: Kontrolle dhe monitorim 24/7, në akset e kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun. Për të përmbushur këto qëllime, gjatë javës së fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë shkeljesh të Kodit Rrugor, për të cilat janë marrë këto masa: -Për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit, janë proceduar penalisht 59 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve janë vënë në pranga, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiti kjo shkelje, për jetën e përdoruesve të rrugës, në 6 rastet specifike. Materialet procedurale për këto raste i janë referuar...