Të dehur në timon dhe tentuan të korruptonin policët, e pësojnë dy drejtues automjetesh në Durrës

Të dehur në timon dhe tentuan të korruptonin policët, e pësojnë dy drejtues automjetesh në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe, për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore. Gjatë monitorimeve , në rrugën “Adria” dhe në Sukth, janë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë. Në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve kryerjen e testit të alkoolit, dy drejtuesit, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore duke ofruar shuma parash, konkretisht 2000 dhe 5000 lekë të rinj, për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit. Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Adria”, shtetasin Sh. D., rezultoi se drejtonte automjetin...