Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Në njoftimin e SPAK thuhet se të pandehurit janë: O.S. dhe I.T., të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 287/1/a, b dhe ç 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. A.S., N.D., O.M., S.E., G.N. alias E.N., H.N., A.M., E.H., A.Sh., S.I., E.Z., G.Th., L.B., J.D., të akuzuar për...