Taulant Balla mungon në ceremoninë e rivarrimit të Novruz Cenalias te Varrezat e Dëshmorëve, një politikan i…
Një histori tradhtie institucionale, pazareve të errëta politike dhe drejtësisë së gjymtuar po trondit opinionin publik. Ditën e shtunë (dy ditë më parë), nën një atmosferë lotësh dhe nderimesh, trupi i efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, u preh përgjithmonë në Varrezat e Dëshmorëve. Por, përtej dhimbjes, ajo që bëri më shumë zhurmë ishte një mungesë ulëritëse dhe një vendim gjykate që mban erë korrupsion politik. Kur Novruz Cenalia u ekzekutua pabesisht në krye të detyrës, Taulant Balla, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, shfaqej para kamerave duke u çirrur e duke premtuar drejtësi të hekurt. Mirëpo, këtë fundjavë, Balla nuk e pa të udhës të ishte i pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit efektivit që dha jetën për shtetin....
Burimi:
sot.com.al