‘Taksa të larta’, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë
Detyrimet fiskale në rritje dhe procedurat gjithnjë e më burokratike po krijojnë një barrë të konsiderueshme për subjektet e anijeve të peshkimit dhe atyre turistike në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston dhe vijimësinë e aktivitetit të tyre. Këto shqetësime u ngritën gjatë takimit të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës me operatorët e sektorit të peshkimit dhe autoritetet përgjegjëse për licencimin, monitorimin dhe kontrollin e tyre, në kuadër të procesit të rinovimit të certifikatës së regjistrimit të mjeteve lundruese. Në takim morën pjesë edhe operatorë të anijeve turistike nga Sarandë, të cilët ngritën shqetësimin për mbingarkesën me kosto të panevojshme. Takimi u karakterizua nga debatet dhe shqetësimet konkrete të operatorëve, por pavarësisht kësaj, disa nga autoritetet përgjegjëse nuk morën pjesë në takim....
Burimi:
sot.com.al