Tabaku kundërshton ndryshimin e rendit të ditës: Integrimi europian nuk mund të bëhet me dy standarde
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi në seancën plenare ndryshimin e rendit të ditës, pasi me kërkesë të shumicës socialiste u hoq nga shqyrtimi projektligji për “shoqëritë evropiane”. Opozita u ankua gjithashtu se Kuvendi nuk po përfshin në rendin e ditës kërkesat e saj për debat lidhur me protestat, ndërsa Tabaku theksoi se procesi i integrimit evropian nuk mund të trajtohet me standarde të dyfishta. Në fjalën e saj, deputetja demokrate u ndal edhe te ligji për investimet strategjike, të cilin e cilësoi si një nismë që prej vitesh është kundërshtuar nga opozita. “Ligji i investimeve strategjike për disa nga deputetë është i ri, disa nga ne kanë 10 vite që e kundërshtojnë. Kërkesat tona për shfuqizim shkuan në vesh të shurdhër, ka shpërndarë...
Burimi:
gijotina.com