Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu përgjigj në Kuvend Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit e ftoi të fliste kundër sistemit dhe abuzimit me pushtetin. Tabaku e cilësoi pozitiv faktin që Spiropali tashmë pranon nevojën për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar nga pushteti personat që abuzojnë apo vjedhin. Megjithatë, ajo i kujtoi se ky sistem është ngritur dhe mbështetur me votat e mazhorancës socialiste. Sipas deputetes demokrate, kur Spiropali drejtonte Kuvendin, në kalendarin parlamentar u përfshinë dhe u miratuan me procedura të përshpejtuara ligje “me porosi”, në kundërshtim me Kushtetutën dhe procedurën parlamentare. Tabaku theksoi se disa prej këtyre akteve sot kundërshtohen nga qytetarët dhe kritikohen edhe nga institucionet europiane. “Jam shumë dakord me ju, zonja Spiropali. I bashkohemi betejës suaj, nëse...
Burimi:
gijotina.com