“Ta gëzosh!”/ Hyri në perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit, reagon Lamallari: Provoje përsëri të bësh aventura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ashpër pas rastit të evidentuar në Dhërmi, ku një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve në plazh. Përmes një reagimi publik, Lamallari theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj personave që shkelin rregullat e sigurisë në vijën bregdetare dhe cenojnë qetësinë e pushuesve gjatë sezonit turistik. “Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla”, u shpreh ministri. Sipas tij, strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë në monitorim të pandërprerë të të gjithë...
Burimi:
sot.com.al