Sulmet ndaj drejtësisë, BIRN: Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit. Por gjuha e Ramës është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë. “Që sot në Shqipërinë që unë jam kryeministër, të trajtohen njerëz sikur janë përballë Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai në mënyrë retorike në një nga komentet e shumta mbi punën e SPAK-ut. “…Po...
Burimi:
gijotina.com