Sulmet e Iranit/ Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, deklaroi se situata në 48 orët e fundit në Izrael ka qenë e tensionuar për shkak të sulmeve të shpeshta ajrore që Irani ka kryer si kundërpërgjigje. Nga sulmet ka pasur viktima, por ambasadorja Kumbe tha se asnjë shqiptar nuk është i prekur dhe se ato ndodhen të sigurt të strehuar në vendstrehime. Në një intervistë për RTSH 24, Kumbe bëri me dije se deri më tani 12 shqiptarë në Izrael kanë kërkuar asistencën e ambasadës, ndërsa shtoi se në vend jetojnë shumë më tepër shtetas shqiptarë, të cilët janë në gjendje të mirë. “Situata në 48 orët e fundit ka qenë e tensionuar në Izrael, ku ka pasur sulme të shpeshta ajrore kundrejt Izraelit. Sot ka...
Burimi:
ntv.al