Subjekte tregtare pa licencë/ Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona, sekuestrohen miliona
Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen se ushtronin aktivitet financiar pa licencën përkatëse. Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara kanë zbuluar se në gjashtë subjekte tregtare, administratorët dhe punonjësit kryenin aktivitet këmbimi valutor pa autorizimin e organeve kompetente dhe pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Hetimi proaktiv, që zgjati rreth gjashtë muaj dhe u shtri në pesë bashki të qarkut Berat, dokumentoi aktivitetin e paligjshëm të shtetasve me inicialet S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V., Z.M., E.T. dhe K.P. Sipas Prokurorisë, të hetuarit administronin biznese të regjistruara si agjentë për transfertat e parave në emër dhe për llogari të institucioneve financiare...
Burimi:
gijotina.com