Stuhia e fuqishme mbërthen Shqipërinë, stuhi të forta në Vlorë e Kukës, situatë e vështirë në Kosovë e Maqedoni

Stuhia e fuqishme mbërthen Shqipërinë, stuhi të forta në Vlorë e Kukës, situatë e vështirë në Kosovë e Maqedoni

Pas ditëve përvëluese, moti mori një tjetër kthesë mbrëmjen e së martës. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Sarandën, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut dhe stuhi të forta ere. Në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike. Nga stuhia që zgjati vetëm 10 minuta në qytetin bregdetar të Vlorës u rrëzuan pemë, u dëmtuan tendat e karriget e lokaleve si dhe çadrat e vendosura në plazhe. Ndërkohë disa nga karriget e lokaleve në zonën e Lungomares ‘fluturuan’ nga era e fortë në rrugën kryesore. Stuhia e furishme e një nate më parë në Sarandë ka lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur...