Stuhia bllokon familjen me 3 fëmijë, shpëtohen pas alarmit të madh
Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në det gjatë stuhisë që goditi Vlorën. Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në kushte të rënduara atmosferike në afërsi të plazhit të Jalës, duke bërë që pushuesit të kërkonin ndihmë urgjente. Menjëherë pas marrjes së njoftimit rreth orës 22:30, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën me mjetin e tyre lundrues për kërkim-shpëtim. Gjatë ndërhyrjes Policia arriti të lokalizonte mjetin në det dhe ka evakuuar një çift bashkëshortësh së bashku me tre fëmijët e tyre, të cilët u transportuan shëndosh e mirë drejt Pikës së Kalimit Kufitar në Himarë. Njoftimi i plotë i policisë: Policia Kufitare ndihmon 5...
Burimi:
ntv.al