Stadiumi “Loro Boriçi” ndryshon faqe, Benet Beci: Pas 10 vitesh, emri vendoset aty ku e meriton

Stadiumi “Loro Boriçi” ndryshon faqe, Benet Beci: Pas 10 vitesh, emri vendoset aty ku e meriton

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar përfundimin e një procesi që pritej prej një dekade: vendosjen e emrit të legjendës “Loro Boriçi” në hyrjen kryesore të stadiumit të qytetit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Beci e ka cilësuar këtë si një hap simbolik por me vlerë të jashtëzakonshme për historinë e futbollit shkodran. Postimi i plotë:  Ka qenë e domosdoshme që stadiumi i Shkodrës të mbante të shkruar, ashtu siç e meriton, emrin e tij – “Loro Boriçi”.Pas 10 vitesh nga ndërtimi i stadiumit, kjo është bërë realitet. Pas disa ndërhyrjesh të tjera të realizuara në këtë impiant dhe në mjedise të tjera sportive, vendosja e emrit në hyrjen kryesore është një hap simbolik, por me vlerë të madhe për shtëpinë e futbollit...