Spitali i Lushnjës/ Debat mes deputetit dhe këshilltarit, Muharremi: PD la sistemin në kolaps! Korreshi: Turp t’i vijë!

Spitali i Lushnjës/ Debat mes deputetit dhe këshilltarit, Muharremi: PD la sistemin në kolaps! Korreshi: Turp t’i vijë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi përsëriti në një studio televizive akuzat e artikuluara të enjten në Kuvend për gjendjen në spitalin e Lushnjes, duke përshkruar një situatë dramatike ku mungojnë jo vetëm pajisjet bazë por edhe shumë shërbime të rëndësishme. Ai kundërshtoi deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, se spitali po rikonstruktohet dhe solli në kujtesë faktin sipas tij se vetëm 3 vjet më parë, janë hedhur 300 milionë lekë për rikonstruksionin e urgjencës së këtij spitali. 3 vjet më vonë, sipas tij situata është “dramatike” dhe se mungojnë pajisjet bazë për pacientët. “Shkoj përditë në spitalin e Lushnjes. Situata është dramatike. Është vetëm një godinë që po rikonstruktohet. Po rikonstruktohet një godinë nga 10 që ka spitali. Për urgjencën u hodhën 300 milionë lekë...