Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!

Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dorëzuar platformën për reformin e partisë. Spiropali, e cila prej muajsh është kthyer një nga zërat më kritikë brenda PS-së, ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Partisë Socialistë një mocion për hapjen e partisë. Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Spiropali konfirmoi për gazetarët se platforma tashmë është dorëzuar. “Është dorëzuar sot në Asamblenë e Partisë Socialiste”, u shpreh Spiropali, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e dokumentit. Ndërkohë më vonë përmes një shënimi në Facebook, ajo ka dhënë më tepër detaje. Reagimi i plotë i Spiropalit Pas interesimit të medias, po ndaj me Ju Dokumentin që kam dërguar sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, i hapur për të...