SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun

SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet e hetimit ndaj ish-numrit dy të qeverisë Rama, Belinda Balluku. Vendimi pritet t’u komunikohet palëve ditën e mërkurë, ndërsa po atë ditë, SPAK ka thirrur për t’u paraqitur edhe Erald Elezin dhe Gentian Gjylin, në kuadër të së njëjtit hetim. Sipas raportimeve, zgjatja e afateve është bërë për t’i dhënë kohë organit të akuzës të kryejë veprime të tjera hetimore dhe të administrojë prova në lidhje me çështjen. Kujtojmë se, Belinda Balluku, është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera. Më herë SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj, por me urdhër të...