SPAK zbardh detaje nga operacioni në Vlorë: Grupi i Hajrullës i përfshirë në vrasje e trafik droge! 8 urdhër-arreste, zbulohen emrat

SPAK zbardh detaje nga operacioni në Vlorë: Grupi i Hajrullës i përfshirë në vrasje e trafik droge! 8 urdhër-arreste, zbulohen emrat

spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dalë me njoftim zyrtar, ku ka zbuluar detajet e operacionit blic këtë të shtunë në Vlorë. SPAK goditi grupi e Inez Hajrullës, një nga grupet kryesore kriminale në Vlorë, duke lëshuar 8 urdhër-arreste për krime të rënda.  Përmes komunikimeve në SkyEcc, është zbuluar se ky grup kriminal është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.  Sipas SPAK, nga hetimet është dokumentuar vrasja e Gentjan Qarrit në Vlorë më 6 shkurt 2021, e kryer në kuadër të një grupi kriminal. Po ashtu janë zbuluar prova që tregojnë se Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj kanë organizuar dhe krijuar kushtet për ekzekutimin e Bledar Birçajt, i vrarë më...