SPAK ‘tërmet’ në politikë dhe administratë, 2 mijë celularë dhe 1 mijë kompjuterë e USB të sekuestruar në 4 vite

SPAK ‘tërmet’ në politikë dhe administratë, 2 mijë celularë dhe 1 mijë kompjuterë e USB të sekuestruar në 4 vite

Në katër vitet e fundit autoritetet hetimore kanë dërguar për ekspertim digjital një numër të konsiderueshëm pajisjesh elektronike, ku pjesën më të madhe e zënë telefonat celularë. Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës 2022–2025 janë sekuestruar dhe analizuar gjithsej 1,791 telefona celularë dhe tabletë. Numri i pajisjeve të sekuestruara sipas viteve Sipas statistikave të Sektorit të Ekspertizës, gjatë vitit 2025 kanë mbërritur për ekspertim 372 vendime për 615 prova digjitale. Nga këto, 503 janë telefona celularë dhe tabletë, 98 kompjutera, 14 DVR dhe 153 pajisje të tjera digjitale si hard disqe, USB, karta memorie dhe CD/DVD. Në vitin 2024 janë dërguar për analizë 400 vendime ekspertimi që përfshijnë 841 prova digjitale. Prej tyre, 553 janë telefona celularë dhe tabletë, 110 kompjutera, 16 DVR dhe 162...