SPAK mbyll hetimet e dosjes “Metamorfoza” dhe çon në gjyq Ervis Martinajn bashkë me 8 të pandehur të tjerë
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ku mes nëntë të pandehurve ndodhet edhe Ervis Martinaj. Gati katër vjet pas zhdukjes së tij, SPAK kërkon ta çojë për gjykim në mungesë, por ende nuk ka një përgjigje publike për pyetjen themelore: A është Ervis Martinaj gjallë apo i vdekur? Hetimet janë mbyllur nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti për Ervis Martinajn, Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Në procedim është përfshirë edhe Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Ndaj të pandehurve janë ngritur akuza për vrasje me paramendim, grup...
Burimi:
sot.com.al