SPAK kërkon mandatin, Balluku poston axhendën: “Shqipëria drejt së ardhmes”

SPAK kërkon mandatin, Balluku poston axhendën: “Shqipëria drejt së ardhmes”

Teksa SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit dhe largimin nga detyra, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon qetësisht aktivitetin institucional, duke ndarë në rrjete sociale detaje nga mbledhja e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara. Pa asnjë shenjë shqetësimi publik, Balluku ka njoftuar se viti 2026 do të jetë viti përmbyllës i programit aktual të bashkëpunimit, ndërsa pritet të nisë një kuadër i ri bashkëpunimi për periudhën 2027–2031 mes Shqipërisë dhe partnerëve të OKB-së. Sipas saj, në mbledhje është vlerësuar përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026, si dhe “rezultatet e arritura deri më tani”, ndërkohë që institucionet e drejtësisë kanë një tjetër vlerësim mbi tryezë: mandatin e saj parlamentar. Nga njëra anë, SPAK kërkon masa drastike politike dhe ligjore.Nga ana tjetër,...