SPAK kërkon arrestimin, socialistët shtyjnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej mesditën e kësaj të mërkure, për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej orën 12:00, ndërsa Këshilli, ka njoftuar shtyrjen e saj duke mos caktuar ende një datë tjetër. “Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër të Kryetarit nr. 8, datë 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes që do të zhvillohej sot, datë: 28.01.2026, ora 12:00”,- thuhet në njoftim. Ky njoftim vjen pasi Këshilli ka deklaruar se do të japë një vendim për Ballukun pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese. Trupa e Kushtetueses u mblodh ditën e djeshme por sërish nuk dha një vendim për numrin dy të qeverisë...
Burimi:
gijotina.com