SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS merr sot vendimin

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS merr sot vendimin

Sot grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbajë mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zv/kryeministres Belinda Balluku. Hartimi i raportit i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës. Taulant Balla ka porositur që të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa nuk do të mungojë as Balluku. Njëkohësisht kryeministri Rama do të mbajë një fjalim, por nuk dihet nëse edhe vetë ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë do të flasë. Pavarësisht se janë rezervuar për të shprehur publikisht qëndrimin, socialistët kanë lënë të kuptohet se me largimin e saj nga detyra, nuk ka arsye pse të jepet autorizimi për arrestim. Këtë pozicion ka mbajtur edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen me...