SPAK kërkoi pushimin e procedimit për Irena Gjokën, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën në GJKKO

SPAK kërkoi pushimin e procedimit për Irena Gjokën, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën në GJKKO

Irena Gjoka TIRANË- Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar Marinela Osmanin si gjyqtaren që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e akuzuar për falsifikim të vulave dhe formularëve. Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal më 5 qershor 2025, mbi bazën e kallëzimit të Adriana Kalasë, i cili përfshinte dyshime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Ndërsa dje, SPAK kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj Gjokës, pasi gjatë hetimeve janë administruar materiale të shumta, përfshirë kallëzime shtesë, dokumente nga institucione vendase dhe të huaja, si dhe janë kryer verifikime në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet greke, përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. SPAK argumenton se nga dokumentacioni i ardhur...