“SPAK ka marrë zemër nga protestat”, Gjyli: Largimi i Neomalësores është mesazh për Ramën
Pedagogia Arsejda Gjyli mendon që protestat qytetare i kanë dhënë efektet e tyre, duke i dhënë më shumë zemër SPAK-ut në hetime, si dhe duke sjellë reflektime të tilla si ai i ‘Neomalësores’, e cila u largua nga grupi parlamentar socialist. Sipas pedagoges, ky akt ka çuar një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama, që të shikohet më mirë përzgjedhja që bëhet për përfaqësuesit. Gjyli vuri në dukje se efektet e lartpërmendura janë pjesë e skenarit realist të arritjeve të protestës, dhe jo revolucioni apo kërkesa të tjera që artikulohen nga protestuesit. Duke folur në një studio televizive Gjyli shprehet: “Ajo që do të ishte më e realizueshme është presioni i vazhdueshëm për të çuar përpara reformat, SPAK-un me drejtësinë e re, për të kërkuar...
Burimi:
sot.com.al