SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

SPAK jep pretencën për Bufin e Roskovecit, ja sa vite rrezikon të dënohet ish-kryebashkiakja

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken socialiste të Rroskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg. Por Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli, për shkak se në përfundim SPAK, ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet. Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja socialiste ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore. Hetimet Majlinda Bufi akuzohet se, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos...