SPAK jep detaje nga aksioni kundër call-center në Tiranë/ Si u ndërruan zyrat një ditë para aksionit, pronarët u njoftuan…
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për aksionin kundër call-center në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme. Prokuroria e Posaçme nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin e dy ditëve më parë ka sqaruar se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Por ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike,...
Burimi:
top-channel.tv