Sot seanca në Kushtetuese, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”, kryebashkiaku nuk do jetë prezent
Sot, në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese, do të nisë seanca për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Gjykimi është me prova shkencore, që do të thotë se do jenë vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK. Të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë. Midis pretendimeve të Veliaj, siç mëson gazetarja Anila Hoxha, është depozituar nga avokatët edhe vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Lartë që flet dhe orienton gjykatat se përse nuk duhet të japin gjithmonë masën ‘arrest në burg’, por duhet të reflektojnë me masa më të buta. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv