Sot ora 10.00 vendimi final nga grupi parlamentar i PS për Belinda Ballukun

Sot ora 10.00 vendimi final nga grupi parlamentar i PS për Belinda Ballukun

Ora 10:00 e paradites së kësaj të hëne (datë 9 mars) do të gjejë të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e vendosur për një prej çështjeve më të nxehta brenda partisë të tyre gjatë viteve të fundit. Dy burime nga Grupi i PS thanë se pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Raport i cili i është besuar të hartohet prej Ulsi Manjës. Parashikohet mbajtja e një fjale nga kryesocialisti Edi Rama me qëndrimin politik final për këtë kërkesë të SPAK. Deputetët socialistë janë njoftuar prej kryetarit të tyre të grupit Taulant Balla për  një pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje....