Sot nis gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerët
erion veliaj TIRANË- Sot në orën 09:30 nis gjyqi për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Erion Veliaj, me seancën e parë në themel. Seancën do ta kryesojë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Tre gjyqtarët e përzgjedhur me short elektronik do të shqyrtojnë çështjen ndaj kreut të bashkisë më të madhe në vend, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, biznesmenit Elman Abule, si dhe disa të pandehurve të tjerë, përfshirë edhe subjekte juridike. Në total, në proces janë 18 persona fizikë dhe disa shoqëri tregtare, të cilët përballen me akuza për pastrim parash. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion...
Burimi:
zeri.ai