Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit
Bashkia e Tiranës ka një plan rezervë në rast se kompania e ndërtimit “Arlis” falimenton përpara se të rindërtojë nga fillimi pallatin në rrugën e Dibrës në kryeqytet, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke lënë disa familje pa strehim. E pyetur nga një këshilltar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak se çfarë do të ndodhë nëse kompania falimenton përpara mbarimit të punimeve, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani siguroi qytetarët se në rast se diçka e tillë ndodh, Bashkia ka një politikë për të ndërhyrë për kompensimin e dëmeve strukturore deri në 50%, si dhe pjesës së brendshme të banesave të djegura deri në 100%. “Nuk kemi një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë, që unë mund të them...
Burimi:
javanews.al