Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..
Ka nisur puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit. Pjesa është gjetur ne Stamboll dhe rreth orës 15:00 u nis me avion për në Rinas. Prej katër ditësh banorët e qytetit të Vlorës po përballen me mungesë të ujit, situatë që solli protesta të vazhdueshme. “Tubin e çau një fadromë që po punonte për ndërtimin e një pallati”. Pavarësisht pretendimeve të qytetarëve, kreu i AKUK, Faluers Shoshi dhe Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini e mohojnë në mënyrë kategorike. Zyrtarët thonë se defekti i rëndë në linjën kryesore të transmetimit që furnizon depot e qytetit ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubit kryesor me gjerësi një metër dhe...