Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites së kësaj të hëne dhe ditës së martë. Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet i moderuar. Instituti bën me dije se në disa zona të qarqeve Shkodër dhe Dibër rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për jugperëndimin e qarkut Shkodër dhe jugperëndimin e qarkut Dibër. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata pritet të jetë edhe më e rënduar gjatë ditës së martë. Për sa i përket motit, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, të shoqëruara me...