Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar lidhur me udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale, duke shprehur shqetësim për përmbajtjen e dokumentit, veçanërisht për pjesën ku parashikohet që terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Këshilli Ndërfetar vlerëson se ‘çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar’. ‘Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura...
Burimi:
javanews.al