Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

Turizmi në vend po mbështetet gjithmonë e më shumë nga zgjerimi i prezencës së tregut europian por edhe përtej, duke e ulur peshën e tregjeve të rajonit që e kanë përkufizuar tradicionalisht. Të dhënat zyrtare të hyrjeve në kufi për muajin prill tregojnë se vendi priti rreth 891 mijë shtetas të huaj, 8.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ajo që bie në sy është dinamika në ndryshim e vendit të origjinës të vizitorëve. Kosova vazhdon të mbetet tregu më i madh i turizmit në vend por vihet re në të njëjtën kohë rritje e shpejtë edhe nga vende të tjera, si Italia, Polonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë në muajin e katërt të vitit prezenca e...