Tirana dhe Durrësi “mbysin” Kadastrën me kërkesa, sa aplikime janë bërë deri tani

Tirana dhe Durrësi “mbysin” Kadastrën me kërkesa, sa aplikime janë bërë deri tani

Nga 2 shkurti deri më 27 prill 2026, për procesin e rivlerësimit të pronave kanë aplikuar gjithsej 9,532 qytetarë. Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nga ky proces në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 1.6 miliardë lekë, ose afro 16 milionë euro, vetëm nga pagesa e tatimit 5%. Në total, për periudhën shkurt-prill, ASHK ka përllogaritur arkëtime prej rreth 3.2 miliardë lekësh, ose afërsisht 34 milionë euro. Megjithatë, tatimi për rivlerësimin është paguar deri tani vetëm nga 22% e aplikuesve, konkretisht nga 2,114 qytetarë. Vlera e tatimit të transferuar në administratën tatimore nga këto pagesa arrin në 1.59 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e aplikimeve mbetet ende pa pagesë. Rreth 53% e tyre, ose 5,053 aplikime, janë përllogaritur nga ASHK, por...