Thatësira ul nivelin e liqenit të Fierzës, prurjet në rezervuarin më të madh të vendit vijojnë të bien
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të bjerë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Prurjet nga lumenjtë që e furnizojnë rezervuarin më të madh të vendit kanë rënë ndjeshëm, duke arritur aktualisht në rreth 80 metër kub ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli i liqenit është ulur në 286 metra, nga 296 metra që është kuota maksimale. Rënia e prurjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervat ujore të hidrocentraleve kryesore të vendit. Situata paraqitet më e ndjeshme në hidrocentralin e Fierzës, ku përveç mungesës së reshjeve, ulja e nivelit të ujit lidhet edhe me prodhimin e energjisë elektrike. Sipas parashikimeve meteorologjike, në javët në vijim nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërsa temperaturat e larta do të mbeten prezente edhe gjatë muajit...
Burimi:
javanews.al