Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Administrata Tatimore ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procesit për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve të prapambetura tatimore dhe doganore, një lëvizje që pritet të lehtësojë mijëra biznese në vend. Duke nisur nga data 10 qershor 2026, hyn në fuqi ligji nr. 86/2025, i cili parashikon amnisti të plotë apo të pjesshme të borxheve, gjobave dhe kamatëvonesave, në varësi të vjetërsisë së detyrimit. Procesi i hartimit të listave do të jetë i shpejtë dhe tërësisht i digjitalizuar. Sipas njoftimit zyrtar të institucionit: “Brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë. Njoftimi përkatës do t’u përcillet tatimpaguesve elektronikisht nëpërmjet sistemit ‘e-Filing’.” Pas kësaj...