Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Drejtori i Policisë Rrugore, vizitoi këtë të shtunë, më 9 maj, Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Hita u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, si dhe nga drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut. Qëllimi i vizitës ishte gjetja e mënyrave që Policia e Shtetit të përfitojë pamjet e prodhuara nga kamerat dhe radarët funksionalë, si dhe nga pajisjet që do të vendosen. Këto pamje do t’i shërbejnë jo vetëm Policisë Rrugore, në funksion të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, për rritjen...
Burimi:
javanews.al