Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente
Vetëm 8.6% e individëve në Shqipëri kanë blerë online bileta për koncerte, festivale apo evente të tjera gjatë tre muajve para vrojtimit të vitit 2025, sipas të dhënave të Eurostat. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, ku 26.8% e qytetarëve kanë përdorur internetin për blerjen e biletave. Në vendet e BE-së, më shumë se një në katër persona përdor platformat online për të siguruar hyrjen në evente. Sipas Eurostat, përdorimi i blerjeve online për bileta në BE është rritur me 3.8 pikë përqindje krahasuar me vitin 2024, i ndikuar nga zgjerimi i platformave digjitale dhe rikthimi i aktiviteteve kulturore. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përdorimi i internetit për blerjen e biletave mbetet i ulët. Shqipëria renditet pas Serbisë,...
Burimi:
javanews.al