“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës
Agron Llakaj nuk i ka mbajtur dot lotët në “Top Story” teksa foli për aksidentin tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një i tretë u plagos rëndë. Aktori i njohur ka drithëruar me fjalët e tij, ku u shpreh se ne jemi një shoqëri rrugaçe, ku të fortët sundojnë dhe bëjnë ligjin. “Për mua është një karambol shpirtëror. Ndoshta mund të vija në studion tënde dhe të qeshnim. Por kjo është një klithmë për të gjithë shoqërinë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët. Zoti i forcoftë. Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh se çfarë është dhimbja. Ne kemi një shprehje që thuhet ‘larg nga evlati’. Kemi parë fëmijë që përcjellin prindin, por që prindërit të përcjellin...
Burimi:
javanews.al