Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!
“Bukë, Kripë dhe Zemër”, është një ndër nismat që synon të rikthejë në vëmendje një nga traditat më të bukura shqiptare të mikpritjes. Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka bërë thirrje që bujtinat, restorantet dhe baret në Shqipëri e në trojet shqiptare të ofrojnë falas “bukë, ujë e vaj ulliri” për vizitorët, si simbol i respektit, bujarisë dhe mikpritjes shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ndau pamjet nga nisma e veçantë, duke u mbështetur te tradita shqiptare. “Nisma Speciale….!Mbrëmë në bujtinën” Panorama Piqeras”, bazuar ne traditen e mikpritjen shqiptare, mori jetë nisma:“Bukë, ujë e vaj ulliri falas”, në të gjitha bujtinat,restorantet e baret ne shqiperi, e ne te gjitha trojet shqiptare”, shkruan Shkëlqim Hajdari.
Burimi:
javanews.al