Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të inventarit rrugor nga amortizimi i lartë i linjave në zonat rurale, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Qyteti me rritjen më të madhe të rrjetit rrugor është Shkodra, ku gjatësia e rrugëve u shtua me 54.1 km, ose rreth 13% më shumë se në vitin 2014. Kjo shtesë erdhi si rrjedhojë e ndërtimit të rrugës së re të Thethit dhe aksit Tamarë-Vermosh. Në të njëjtën linjë pozitive renditet edhe Vlora, me rritje prej 50.4 km (+12%), si rrjedhojë e ndërtimit të Bypassit dhe rrugës së Lumit të Vlorës. Gjithashtu, në Elbasan rrjeti rrugor u zgjerua me 32.5 km ose +9% dhe në Korçë me 24.7...