Rregulla të reja për gjuetinë, ja si do të jepen me qira zonat e mbarështimit dhe ripopullimit të faunës
Në një përpjekje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të pakontrolluar të pasurive natyrore dhe për të formalizuar sektorin e gjuetisë në vend, Ministria e Mjedisit ka hartuar një projektvendim të ri që saktëson procedurat për dhënien me qira të zonave të gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër. Dokumenti, i cili mban firmën e Ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, vjen si një akt nënligjor në zbatim të ligjit të ri “Për Gjuetinë” dhe synon të vendosë një balancë mes zhvillimit ekonomik lokal dhe mbrojtjes strikte të biodiversitetit. Fund abuzimeve në nivel vendor Deri më tani, praktikat e njësive të vetëqeverisjes vendore për administrimin e këtyre zonave kanë qenë të fragmentuara, duke lënë shteg për keqmenaxhim dhe gjueti të paligjshme. Projektvendimi i ri synon të...
Burimi:
javanews.al