Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Bregdeti i Lezhës, me plazhet e Ranës së Hedhun, Shëngjinit, Kunes dhe Tales, vijon të jetë ndër destinacionet më të preferuara nga pushuesit edhe gjatë këtij sezoni turistik. Mbi gjysma e hapësirave janë plazhe publike, ku pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë. Ndërkohë, edhe në zonat ku qëndrimi është me pagesë tarifat janë: 300 lekë në Tale, 400 lekë në Kune dhe 500 lekë në Shëngjin. Risi e këtij sezoni veror është vendosja në hyrje të çdo plazhi e tabelave me barkod, përmes të cilave pushuesit mund të marrin informacion të detajuar mbi administrimin e plazhit, çmimet e shërbimeve dhe të raportojnë çdo problematikë. “Kemi vendosur në të gjitha pikat hyrëse të plazheve kemi vendosur disa tabela me barkode në mënyrë që pushuesit të kuptojnë...