‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

‘Pse na keni harruar?’/ I riu me aftësi të kufizuara shpërthen ndaj qeverisë në protestë: Na keni marrë frymën për 35 vite

Mes qytetarëve që folën në protestën para Kryeministrisë ishte edhe një i ri me aftësi të kufizuara, i cili nga karrigia me rrota mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë Rama. “Ai na tha jemi grek. Jo! Ai na quajti se jemi nga Irani. Jo! Ai na tha ‘jeni të futur’. Jo! A jemi shqiptarë? Serbisht ka folur Rama. Greqisht ka folur Rama. Shqip flasim ne. Kët vendosim ne. Unë sot në protestë kam ardhur për ata tre fëmijë që humbën jetën falë kësaj qeverie dhe patronazhistave. Ata na shkelin me rrota. 3 fëmijë vdiqën si shkak i këtij shteti që mbjell vdekje. Ai mori një mesazh nga Zoti vetë, përzuri rininë dhe sheshi sot është plot të rinj plot shpresë dhe ëndrra....