“Projekt gjigant urban”, si do të transformohet Kalaja e Elbasanit
Është prezantuar dje, 11 maj, projekt-ideja e re për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit, në një takim ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, si dhe bashkëdrejtuesit e AADF Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Projekti, i prezantuar nga arkitekti Emre Arolat në bashkëpunim me MVM Architecture, përfaqëson fazën e parë të një ndërhyrjeje të gjerë që synon transformimin e Kalasë në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik. Sipas prezantimit, nisma ka si qëllim rikthimin e identitetit historik të Kalasë, vlerave të saj arkeologjike dhe rolit në jetën e qytetit, duke e shndërruar në një hapësirë më të aksesueshme dhe funksionale për qytetarët dhe vizitorët. Projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik...
Burimi:
javanews.al