Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Duke nisur nga sot, e mërkurë 15 prill, nis reduktimi i numrit të autobusëve në kryeqytet. Një ditë më parë Shotatat e Transportit Urban dhe Interurban njoftuan se do të reduktonin me 40% numrin e autobusëve, pasi pretendojnë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kërkesat e tyre për subvencionim të karburantit në këtë kohë të rritjes së çmimeve të diktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. “Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin...