Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet ndër destinacionet urbane më ekonomike në Evropë. Por çfarë u ofron Tirana vizitorëve? Këtë pyetje shtron media britanike “Daily Mail” në një artikull kushtuar kryeqytetit shqiptar dhe qytetit bregdetar të Durrësit. Kur një arkeolog në portin shqiptar të Durrësit vuri re se një pemë fiku ishte rrëzuar në një gropë pranë mureve të qytetit, fillimisht nuk e kuptoi rëndësinë e zbulimit që kishte bërë. Gjatë gërmimeve të mëtejshme u zbuluan disa gurë të lashtë, të cilët rezultuan të ishin pjesë e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë romake në Shqipëri: një amfiteatër madhështor me kapacitet rreth 20 mijë spektatorë, i ndërtuar rreth vitit 100 pas Krishtit. Ishte viti 1966 dhe, pas një nisme të gjerë arkeologjike, Durrësi nxori në...